BBC në një artikull të botuar së fundi, e sheh marrëveshjen përfundimtare Kosovë Serbi, si fund i armiqësisë mes dy vendeve, transmeton rtvaldi.
BBC shkruan për ndarjen e jetës së qytetarëve, në qytetin e Bujanocit, në baza etnike. Me detajin se është etnia ajo që përcakton se ku do të pini kafe në këtë qytet.
Sa është e ndarë jeta e tregon me shembullin se nëse ndodhë që dikush të shkojë në lokalin e gabuar, mund të hasin psh. passwordet e Wi fi-ve: “Shqiptarët nuk janë të mirëseardhur këtu” dhe e njëjta për serbët në lokalet shqiptare dhe se vetëm për biznes mund të ndodhë që dy qytetarë të etnive të ndryshme të takohen, por si shokë, kurrë!
Meqë, ndarja në vija etnike është ajo që shënon jetën në këtë qytet, kjo do të mund të çonte në shkëmbimin e territorëve si një marrëveshje që do t’i jepte fund armiqësisë mes Kosovës dhe Serbisë.