Shala: Ia vlen të mendohet shkëmbimi i territorit për marrëveshje me Serbinë

Shala: Ia vlen të mendohet shkëmbimi i territorit për marrëveshje me Serbinë

Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sërish për idenë e shefit të tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje për paqe mes dy vendeve.

Shala ka thënë se, nga pikëpamja e tij, për marrëveshje me Serbinë ia vlen të mendohet edhe shkëmbimi i territorit.

Më herët, Shala ka thënë se Serbia do ta kushtëzojë njohjen e Kosovës me marrjen e një pjese të territorit të saj.

“Serbia kërkon territor për njohje”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se, megjithatë, një kërkesë e tillë nuk është bërë zyrtarisht