VV kërkon pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës Lindore në negociatat me Serbinë

VV kërkon pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës Lindore në negociatat me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje sot përmes një konference për media ka kërkuar që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të jenë në pranishëm në delegacionin shtetet për negociatat me Serbinë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka thënë se nuk ka kuptim se si në delegacion shtetërorë të marrin pjesë përfaqësues të partive që nuk kanë kaluar as pragun zgjedhorë e të mos marrin pjesë ata të Kosovës Lindore.

“Si është e mundur që në një delegacion të tillë të kemi kaq shumë përfaqësues të partive që nuk e kalojnë as pragun zgjedhor, mirëpo aty nuk janë përfaqësues të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, ka thënë ai, përcjell Insajderi.

Sipas Aliut është e pakuptimtë që në negociatat të bisedohet për Luginën, Preshevën e Medvegjën e të mos ketë përfaqësues të tyre regjioneve.

“Pse në delegacion të mos jetë kryetari i Preshevës, i Bujanovcit, kryetari i këshillit nacional shqiptar, deputetët shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe asamblistë shqiptar në Medvegjë”, u shpreh ai.

Deputeti i VV-së thotë se si parti kanë kërkuar nga presidenti që të tregojë, se si mendon t’a bashkojë Kosovën me atë Lindore.

“Si është e mundur që ai të deklarohet se pajtohet me përfaqësuesit e kësaj ane për bashkim dhe nuk bëri marrëveshje me ta. Dy palë kur merren vesh për diçka bëjnë marrëveshje me shkrim.

Sipas tij Thaçi në konferenca e përmend bashkimin me Kosovën Lindore, por me diplomatët perëndimorë, me ata flet për heqjen e taksës.

Aliu duke folur për, siç, e quan ai të ashtuquajturin delegacion shtetërorë për shkuarjen e tyre në Bruksel ka thënë se po shkohet me rezolutën e miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në të cilin nuk figuron fare fjala reciprocitet, pra këta sipas tij, po shkojnë që të merren vesh se si do të vazhdojnë të njëjtin proces negotiator të filluar prej vitesh.