Anëtari i VV-së: Shpend Ahmeti ka blerë qumështin për fëmijë gjysmë milion euro më shtrenjtë

Anëtari i VV-së: Shpend Ahmeti ka blerë qumështin për fëmijë gjysmë milion euro më shtrenjtë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani në një konferencë për media tha se qumështi i cili i jepet fëmijëve në shkolla fillore nga Komuna e Prishtinës është blerë për 530 mijë euro më shtrenjtë.

“Po flasim për blerjen e qumështit për fëmijët. Në vitin 2014 premtimi kryesor i LVV ishte që fëmijëve tu sigurohej një shujtë, e bashkë me të ishte edhe një qumësht i vogël. Tenderi ka kushtuar komunës 200 mijë euro. I njëjti qumësht më vonë është blerë 730 mijë euro. Kjo skemë është kriminale dhe ka dëmtuar parat e qytetarëve për 530 mijë euro. Kjo është një skemë e menduat mes kompanisë Devolli grup SHPK dhe zyrtarëve komunal”, tha ai.

Ai i bëri thirrje organeve hetuese që ta hetojë këtë rast.