Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, gjatë festës së Vitit të Ri, në Kosovë dy persona kanë vdekur dhe 165 të tjerë janë lënduar apo kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ka njoftuar Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, nëpërmjet një komunikate.
"Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kërkuar 165 persona, 2 prej tyre nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra’’, thuhet në njoftim.
Më tutje thuhet se "në dhomën e reanimimit u trajtuan 172 pacientë, kishte 90 vizita kirurgjike, 161 vizita internistike dhe 78 raste ortopedike, që gjithsej përfshijnë 538 vizita në Klinikën Emergjente të QKUK-së".