Dy djemtë e dehur rrahin nënën e tyre në Vushtrri

Dy djemë kanë sulmuar fizikisht nënën e tyre pasi që janë dehur. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Rastin në Polici e ka raportuar nëna e tyre.

Pas kësaj, dy djemtë janë arrestuar nga policia, për t’u liruar më pas me vendim të prokurorit.

Ndërkaq nëna e tyre bashkë me vajzën e saj 8 vjeçare janë dërguar në strehimore.

Rashti shkon në procedurë të rregullt.