Inter po përgatitet mirë për afatin kalimtar dimëror.
Merkatoja e dimrit do të hapet më 1 janar dhe të gjitha skuadrat janë duke u bërë gati për lëvizjet e tyre.
Nga Serie A, ndër skuadrat aktive do të jetë edhe Inter. Ata fillimisht do të tentojnë blerjen e plotë të kartonin të Keita Balde.
Por, “Football Italia” shkruan se “zi kaltrit” janë duke planifikuar edhe rikthimin e Mateo Kovacic, transmeton lajmi.net.
Kovacic aktualisht po paraqitet në Premierligë, me skuadrën e Chelsea, ku nën urdhrat e Sarrit nuk po gëzon minutat maksimale.
Kujtojmë se kartonin e lojtarit akoma e zotëron Real Madrid, kështu që për një marrëveshje, Inter do të duhej të diskutonte me Real Madirdin