Gjendja e të burgosurve shqiptarë në Greqi është trajtuar në një postim në “Facebook”, nga gazetari Shpëtim Zinxhiria
Zinxhiria, i cili prej kohësh jeton në Greqi dhe mbështet emigrantët shqiptarë atje, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e mjerueshme, ku vuajnë dënimin me mijëra shqiptarë.
Zinxhiria shprehet se vetë të burgosurit i kanë raportuar atij se “në burgjet greke të sëmurëve iu injektohen ilaçe të skaduara, që i paralizojnë dhe i lënë sakat”.
Postimi i gazetarit Shpëtim Zinxhirias:
Të dënuarit në Greqi: Në spitale, ilaçe dhe gjilpëra të skaduara, aq sa na paralizojnë e na bëjnë sakat. Ambasada nuk na përgjigjet në telefon.Janë thirrje që dalin nga qelitë e një burgu në Greqi, thirrje të bashkëatdhetarëve tanë që vuajnë dënimet dhe bien në vesh të shurdhër, aq sa kur marrin dhe kërkojnë ndihmë me anën e telefonit ambasada shqiptare nuk përgjigjet. Janë thirrje që u bënë mbrëmjen e shkuar. Ata më folën mbrëmë për kushtet e këqija, më kërkuan që të publikojë për çka ata ndeshen në këtë burg. Për atë punonjës b…pambukë të Ambasadës që jo vetëm nuk shkojnë por as nuk i ngrejnë telefonin. Por…!“Për një dhëmballë më çuan në klinikën e burgut ku për 12 ditë të tëra më dhanë ilaçe të ndryshme të skaduara dhe më bënë gjilpëra sa u paralizova. Nuk haja dhe nuk pija, më mbanin vetëm me gjilpëra. Më ra të fikët dhe pas tre orësh nuk po kuptoja se ku ndodhesha. Më kujtohet se pas vdekjes se pas shqiptarit nga Vlora, vdiq edhe një tjetër i dënuar shtetas grek në godinën Delta në izolim, aq sa u tremba dhe unë. Jemi të vetëm dhe askush nuk interesohet.Dy te vdekurit vdiqën nga doza e tepërt e ilaçeve. Askush nuk ka ardhur këto vitet e fundit të na shohë. Javën e kaluar nga telefoni i burgut mora në telefon ambasadën në katër numrat që ajo disponon, por nuk u përgjigjën pasi jemi të dënuar. Unë edhe ne këtë moment po vuaj. Kërkojmë ndihmë se po na vrasin në mënyrë barbare.I kam çuar dhe një letër prokurorit të burgut por akoma nuk kam marrë përgjigje. Ta dini se po vuajmë, ushqimi është skandal .Që nga data 24 dhjetor e deri më sot më 31 telefoni i burgut nuk punon. Beni diçka ju lutem…” Kjo është kërkesa e tyre.Tek shkruaj këto reshta, më kujtohet veprimi humanitar i konsullatës shqiptare të Selanikut ku i çoi të burgosurve veshmbathje e ushqime, ndërsa b…pambukët dhe hipopotamët në konsullatën shqiptare në Athine nuk ngrenë telefonin dhe jo më të shkojnë në burgun ku vuajnë dënimet shqiptarët.