Si të dukemi për natën e Vitit të Ri (Foto)

Shumica e njerëzve natën e Vitit të Ri e shohin si një bartje nga njëri në tjetrin vit, mirëpo natën e Vitit të Ri nuk e quajnë pa arsye edhe

Shumica e njerëzve natën e Vitit të Ri e shohin si një bartje nga njëri në tjetrin vit, mirëpo natën e Vitit të Ri nuk e quajnë pa arsye edhe si nata më e çmendur e vitit, prandaj, le të jetë edhe stili juaj më ndryshe nga ai paraprak.

Gjëja më e mirë e Vitit të Ri është që gjithmonë e përjetojmë si ndonjë fillim të ri, andaj kurrë nuk hezitojmë t’i provojmë gjërat e reja. Megjithatë, nëse planifikoni ndonjë festë të posaçme, ndoshta do të dëshironi të provoni që më parë frizurën, në mënyrë që të mos ju ndodhin situata të pakëndshme

Bukuroshja romantike

Këshilla e stilistit: Flokun tërhiqeni si një lloj kurore me bishtalec dhe e forconi ashtu. Pjesën e parme e ekspozojeni pak me ndihmën e tharësit të flokut dhe gjithë stilin e flokut e forconi me llak flokësh.

Këshilla e grimerëve: Mbi qerpikë formoni një linjë të hollë me laps dhe theksoni këndet e syrit. Në vetë këndin shtoni qerpikë artificialë, në mënyrë që sytë tuaj të marrin formën e syve të maces, përderisa në pjesët e brendshme të syve vendosni një hije të bardhë. Vendosni mjaft maskarë, e në buzë një ngjyrë të shkëlqyeshme për buzë.

Fytyra në plan të parë

Këshilla e stilistit: Drejtoni flokun me tharës për të krijuar volum. Për një efekt shtesë, mund ta përdorni edhe sprej për shkëlqim sa më të madh të flokut.

Këshilla e grimerëve: Këndet e brendshme të syve dhe linjën nën sy i theksoni me hije vjollcë, ndërsa kapakët e syve me bronzues. Buzët i vizatoni me laps ngjyrë vjollcë, si dhe vendosni edhe shkëlqyes buzësh ngjyrë vjollcë.

Joshëse dhe e guximshme

Këshilla e stilistit: Thani flokun qime për qime dhe me ndihmën e tharësit dhe duarve t’i shpërndani pakëz. Flokët mund t’i ndani apo t’i forconi me një kapëse flokësh.

Këshilla e grimerëve: Kapakun e syve e vizatoni me hije të hirtë, ndërsa vetëm në mesin e syrit vendosni hije të bardhë sedefi. Në faqe shtoni pak bojëkuq vjollce koral, e në buzë të njëjtën ngjyrë, pra atë vjollcë. Kjo ngjyrë më së miri i shkon për shtati tenit të ndritshëm, krahas nuancës së artë të flokut.

Në stilin e Audrey Hepburn

Këshilla e stilistit: Ky është një stil i vështirë ta përgatisni në shtëpi, por mund ta provoni. Thajeni flokun të ketë më shumë volum dhe e lidhni të tërën pas ballukeve, të cilat do të mbesin të rrafshëta. Balluket ndani në dy anë. Floku duhet të jetë i rregulluar mirë e krejt në fund mund të vendosni llak apo sprej për shkëlqim.

Këshilla e grimerëve: Tek një grim i tillë, me rëndësi është teni. Pas kremit hidratues, vendosni pudër të lëngshme,e më pas pudër të terur, për t’i dhuruar fytyrës një dukje pa shkëlqim.

Mbretëresha e diskotekës

Këshilla e stilistit: Mblidhni flokun derisa është i lagësht dhe e thani. Kur të thahet krejt, në fund shtojani edhe preparatet për shkëlqim të flokut.

Këshilla e grimerëve: Nëse dëshironi një grim prej ezmereje, në kapakët e syve shtoni hije të kaltër me sedef. Detyrimisht vendosni qerpikë artificialë. Në buzë vendosni ngjyrë pa shkëlqim.

‘Rock’ diva

Këshilla e stilistit: Lidhni një bishtalec të lartë, e më pas ndajeni. Disa mbani të lidhura, disa le të bien në fytyrën tuaj, ngjashëm sikurse balluket. Më pas, flokun spërkateni me lak.

Këshilla e grimerëve: Në kapakët e syve vendosni hijen me ngjyrë të lëkurës, e më pas me tush të zi vizatojeni një vijë sa më afër linjës së qerpikëve. Vendosni maskara dhe bojëkuq bronzues, e në buzë shkëlqim pa ngjyrë.