Ndërsa në sfond duket një burrë që do t’i dhurojë lule, por që ajo as nuk ia lëshon sytë. Epo, asgjë me sa duket nuk ka ndryshuar nga shekulli i nëntëmbëdhjetë përveç rrobave.
Peter Russell vuri në dukje që vajza duket sikur mban në dorë “iPhone” në pikturën e muzeut Neue Pinakothek në Mynih ku varet vepra në fjalë e titulluar “The Expected One” nga Ferdinand George Waldmüller.
Russell, i cili herë pas here poston në blogun e tij “Motherboard”rreth kulturës, shkruan:
Ajo që më bën më së shumti habi është se si një ndryshim në teknologji ka mundësi të ndikojë gjithë kontekstin në interpretimin e pikturës.
Ndryshimi i madh është se në 1850 ose 1860, çdo shikues i vetëm do të kishte identifikuar sendin në dorën e vajzës si një libër hymnor ose lutjeje.
Sot, të gjithë shohin në dorën e vajzës një iPhone dhe ajo është zhytur në rrjetet sociale, askush nuk e koncepton që mund të jetë një libër…”