Eskallop viçi

Nëse nuk e keni idenë se çfarë do gatuani sonte për darkë…

Përbërësit

500 gr mish viçi në thela

50 gr miell

40 gr gjalpë

2 lugë gjelle vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

½ gotë lëng mishi

1 lëng limoni

1 lugë gjelle magdanoz i grirë imët

Udhëzimet

Hapi 1 

Hiqini mishit dhjamrat e mundshëm dhe sheshojeni duke e rrahur me çekan kuzhine, ndërsa është i mbështjellë me letër alumini që të mos shkëputet.

Hapi 2 

Hidhni miellin në një pjatë, kaloni aty thelat e mishit dhe shkundini mirë.

Hapi 3 

Nxehni vajin dhe gjalpën në tigan dhe skuqni pak eskallopët nga të dyja anët. Hidhni kripë, piper dhe pasi të keni ulur flakën, shtoni lëngun e mishit dhe ziejini eskallopët duke i lagur herë pas here me lëng mishi.

Hapi 4 

Pas rreth 10 minutash shtoni edhe lëngun e limonit, fikni zjarrin por mos e hiqni tavën, në mënyrë që salca të vazhdojë të gatuhet dhe të mpikset.

Hapi 5 

Në fund shtoni magdanozin e grirë.

Ju bëftë mirë.