Përbërësit
4 vezë
4 filxhanë sheqer
3 filxhanë vaj
10 gr sheqer vanilje
15 gr pluhur pjekurinash
9 filxhanë miell
reçel kajsie
sheqer pluhur
Udhëzimet
Hapi 1 Vezët rrahini bashkë me sheqerin e sheqer vaniljen derisa të shkumojnë, pastaj shtoni vajin dhe pluhurin për pjekurina të bërë bashkë me miell.
Hapi 2
Krijoni një brumë homogjen, të cilin duhet ta lini të pushojë në frigorifer për një orë e gjysmë.
Hapi 3
Furrën ngroheni në 180 gradë, tavën mbulojeni me letër kuzhine.
Hapi 4
Nga brumi që ka pushuar krijoni toptha të vegjël, të cilët duhet t’i rendisni në tavë.
Hapi 5
Kujdesuni të lini hapësirë të mjaftueshme ndërmjet biskotave, pasiqë ato gjatë pjekjes do të fryhen e rriten.
Hapi 6
Piqini për afro 10 minuta duke u kujdesur që të mos skuqen.
Hapi 7
Biskotat e pjekura lini të ftohen e më pas me ndihmën e recelit bëjini bashkë nga dy.
Para servimit spërkatini me sheqer pluhur.
Ju bëfshin mirë.