Sallatë Mimoza

Një sallatë që do t’iu mahnis me shijen e saj.

Përbërësit

4 patate të ziera

4 vezë të ziera

300 gr gjoks pule të kaurdisur

200 gr djath kackavall

285 ml majonez

tranguj turshi

ajkë të thartë/shtalpë

kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Hapi 1 

Patatet ziejini, qërojini dhe pritini imët.

Hapi 2 

Në një enë vendoseni një rend patate e më pas kriposini. Sipër lyejini me majonezë.

Hapi 3 

Sipër majonezës vendoseni mishin e kaurdisur e mbi të hidhni pak shtalpë.

Hapi 4 

Pastaj vendoseni një rend tranguj turshi të prerë në rrathë, lyejini sërish me majonezë, pastaj një rend djathë të grirë kackavall, shtalpë, vezët e grira në rende e prapë majonezë.

Hapi 5 

Sallatën zbukurojeni me vezët e grira në rende.