Mini-pizza festash

Këto mini-pizza mund të shërbehen për mëngjes, darkë ose ndonjë festë datëlindjeje.

Përbërësit:

200 ml jogurt

100 gr gjalpë

2 lugë gjelle krem djath

1 lugë e vogël kripë

1 pluhur pjekurinash

400 gr miell

Për mbushjen:

sipas dëshirës

 Udhëzimet

Me përbërësit e mësipërm bëjeni një brumë dhe lëreni të pushojë për 15 minuta.

Hapi 2

Pastaj, furrën ngroheni në 200 gradë dhe përgatiteni mbushjen për mini-pizzat.

Hapi 3 

Mbushja mund të bëhet me spinaq, presh ose proshutë, kackavall, kërpudha etj.

Hapi 4

Brumi vendoset në sipërfaqen e punës dhe hapet në trashësi prej ½ cm. Pastaj përdorim një gotë për të nxjerrë kulecet, të cilët i rendisim në tepsinë e mbuluar me letër pjekjeje.

Hapi 5 

Më pas, duke përdorur gishtin krijojmë një gropëz në mes të secilit kulac dhe atë e mbushin me mbushjen që dëshirojmë.

Hapi 6 

Mini-pizzat e përgatitura kështu piqen në furrën e parangrohur për afro 10 minuta.

Hapi 7 

Kjo masë mjafton për 24 copë.

Ju bëfshin mirë.