Përbërësit
500 gr miell
10 gr tharm buke
3 lugë gjelle gjalpë
300 ml qumësht
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël sheqer
Për mbushjen:
250 gr mish i bluar
200 gr djath kackavall
100 gr pure domatesh
1 qepë
1 spec djegës
rigon
vaj ulliri
Hapi 1
Me përbërësit e mësipërm bëjeni një brumë të butë dhe lëreni të dyfishohet në masë për një orë.
Hapi 2
Pas kësaj periudhe, brumin ngjisheni edhe njëherë.
Hapi 3
Në vaj ulliri, fërgojeni qepën, shtojani mishin e bluar dhe specin e grirë imët.
Hapi 4
Masës shtojani pak ujë dhe lëreni derisa ta avullojë të gjithë lëngun. Pastaj largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet mënjanë.
Hapi 5
Brumin ndajeni në toptha të madhësisë që ju doni. Pastaj hapini me tëhollues e lyejni me pak vaj. Sipër vajit shtroni pure domatesh, mbushjen e përgatitur dhe rigonin.
Hapi 6
Më pas, calzonet mbyllini mirë që të mos u rrjedhë mbushja dhe renditini në tepsinë ku do të piqen.
Hapi 7
Piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta.
Ju bëfshin mirë.