Besnik Qaka largon unazën e martesës, kjo është asyeja

Vitin që kemi lënë pas kishte shumë dasma në estradën shqiptare.

Një prej tyre ishte edhe ajo e vokalistit të grupit NRG Band, Besnik Qaka me Lolita Begollin.

Dasma e tyre kishte bërë bujë në medie, duke u përcjellur në çdo detaj, por këngëtari tashmë nuk e ka unazën e martesës në dorë.

Besniku ishte i ftuar tek “Rudina”, ku tregoi arsyen se përse nuk e ka unazën e martesës në dorë dhe habiti me përgjigje.

“E kam siklet t’i mbaj unazat”, u shpreh Besniku, duke shtuar se derisa ai nuk mund ta mbajë kurrsesi, bashkëshortja e tij e mban