Veseli: Kosova shkon në dialog për njohje nga Serbia dhe ulësen në OKB

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit të krerëve shtetërore me ekipin dialogues, ka thënë se transparenca e procesit...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit të krerëve shtetërore me ekipin dialogues, ka thënë se transparenca e procesit të dialogut do të jetë krejtësisht e plotë.

Sipas Veselit, Kosova e ka zotimin e saj në dialog para qytetarëve dhe institucioneve të saja, dhe njëkohësisht para partnerëve ndërkombëtarë, raporton lajmi.net.

“Ishte një takimi i përbashkët e krerëve të institucioneve, së bashku me ekipin negociator. Ishte një takim shumë i mirë, takim i korrektësisë. Ajo çfarë dua të sigurojë qytetarët e Republikës sonë është se transparenca do të jetë e plotë, në të njëjtën kohë edhe përgjegjësia. Kosova e ka zotimin e saj për dialog, para institucioneve, qytetarëve të saj, para partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Veseli tutje ka thënë se Kosova e ka qëllimin e saj me shkuarjen në dialog, dhe ai është njohja e Kosovës nga Serbia, ulësja në OKb dhe përspektiva e qartë euro-atlantike.

“Kosova ka njerëzit e saj, të cilët do t’i dalin zot në proceset të cilat do të jenë sfiduese, në marrjen e vendimeve. Qëllimi pse shkojmë në dialog me Serbinë është i qartë: njohja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia, ulësja në OKB dhe perspektiva shumë e qartë dhe shumë e drejtë euro-atlantike e Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, Veseli ka bërë të ditu se gjatë ditës së nesërme, në takim do të ftohen edhe ambasdorët e QUINT-it dhe ata të BE-së, dhe të njëjtit do të njoftohen me zotimin e krerëve institucionalë.

“ Kemi marrëveshje që takimet t’i kemi bashkërisht. Që nesër do të ftojmë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe atë të BE-së, që t’i njoftojmë edhe ata me zotimin tonë si delegacion shtetëror, si institucione të Republikës së Kosovës. Jemi në rrugë të mire”, shtoi Veseli.

Në fund, Veseli tha se i gjithë spektri politik duhet të jetë bashkë në procesin e dialogut, dhe se i njëjti është një proces i lirisë dhe sovranitetit.

“ Të gjithë duhet të jemi bashkë dhe të gjithë do të jemi bashkë si Kosovë në këtë proces. Ky është proces i lirisë, i sovranitetit, proces i territorit të shtetit tonë të pavarur dhe sovran, është proces i njohjes së Kosovës si shtet nga ana e Serbisë dhe fitorja e ulëses në OKB”, përfundoi Veseli.