''Këshilli i lartë Gjygjësorë, me datë 20.06.2018 hapi konkurs për përzgjedhjen e një gjykatësi në Gjykatën për Kundërvatje në Preshevë. Konkurs i cili u mbyll me datë 05.07.2018 dhe nga i cili pritej që të plotësohej me kuadro Gjykata për Kundërvatje në Preshevë.
Në këtë konkurs nga komuna e Preshevës ishin 4 kandidatë, të cilët i plotësonin kushtet e konkursit. Në situatën në të cilën gjindemi si komunë, me problematikën e nostrifikimit të diplomave, numri i kandidatëve që i plotësonin kushtet e konkursit ishte inkurajues dhe shpresëdhënës për përfshirjen e shqiptarëve të komunës sonë në Institucionet shtetërore.
Me datë 25.12.2018, Këshilli i lartë Gjygjësorë shpalli vendimin e emërimit të një kandidati nga Komuna e Prokuplës, ku është bërë injorim i kuadrove nga komuna e Preshevës të cilët janë paraqitur në konkurs.
Ky veprim është diskriminues dhe nuk i ndihmon përmirsimit të situatës dhe nuk çon kah zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen kuadrot shqiptare të komunës së Preshevës dhe për këtë do të ngrisim zërin dhe të ankohemi në të gjitha instancat.''
Ka shkruar në profilin e tij në facebook kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.