Çdo vit në të njëjtën kohë të njëjtat paralajmërime që hedhja e fishkezjarreve mund të jetë një lojë e rrezikshme.
Sa kanë ndikuar dënimet e ashpra të nxjerrura në marsin e këtij viti që të mos hidhen fishekzjarre?
Sipas fjalëve të tyre, më së shpeshti janë adoleshentët, nxënësit e klasave më të larta të shkollës fillore dhe të mesme.
Doktor Kravlanac, ka treguar që kanë pasur raste të eksplodimit kur një djalosh ka vendosur 30 petarda në xhepin e pantallonave.
Poashtu ka potencuar edhe rastin ku janë vendosur fishekzjarre në gojë dhe kanë garuar se cili e mbanë më gjatë derisa të eksplodojë, transmeton rtvaldi.com
Për gjuajten e petardevedhe prishjen e rendit të qetësisë kërcënon dënimi nga 50.000 deri 100.000 dinarë ose punë në interesin publik nga 40 deri 120 orë. I njëjti dënim vlenë edhe për prindërit e fëmijëve minoren.
''Ligji për rendin publik dhe qetësinë''
Neni 17 Hedhja e mjeteve piroteknike apo të shtënat
1. Personi i cili prishë rendin e ditës ose rrezikon sigurinë e qytetarëve duke hedhur fishekzjarre do të dënohet më gjobë në para prej 50.000-100.000 dinarë ose me punë në interesin publik nga 40 deri 120 orë.
2. Personi i cili prishë rendin e qetësisë ose rrezikon sigurinë e qytetarëve duke shtënë me armë apo ndonjë imitim tjetër të armës dënohet me gjobë në para prej 100.000-150.000 dinarëose dënim me burgim nga 30 deri 60 ditë.
3. Shkelja e pikës 1 dhe 2 të këtij neni në grupën prej 3 ose më shumë personave dënohet me burgim prej 30 deri 60 ditë.
‘’ Efekti i vërtetë i sjelljes në fuqi të këtij ligji do të shihet në periudhën e ardhshme. Përndryshe nga fillimi i vitit, për 11 muajt e parë janë ngritur lajmërime për 145 shkelje nga Neni i përmendur, nga të cilat 89 nga momenti kur këto ndryshime kanë hyrë në fuqi’’, ka thënë Mirolub Kollariq nga Drejtoria e policisë së MPB, rtvaldi.com
Vlenë të ceken edhe shitësit ilegal të mjeteve piroteknike.
Populli pak është ndërgjegjësuar dhe kanë filluar të blejnë në dyqane të autorizuara.
‘’Ne e dimë që nëse një gjë na ndalohet ne e kërkojmë edhe më shumë. Mirëpo unë mendoj se do të ketë më pak lëndime’’ ka thënë Srba Kabadajiq nga një dyqan piroteknik.
Vitin e kaluar janë regjistruar 20 lëndime, 20 fëmijëve u është ofruar kujdes shëndetësor, prej të cilëve 3 fëmjë janë shtruar në spital, dhe dy janë operuar’’ ka thënë dr.Gjorgje Kravlanac, drejtor i Klinikës për kirurgjinë e fëmijëve, transmeton rtvaldi.com