Ditët e fundit të këtij viti po përbyllen me programe të shumta në shkollat në komunën tonë, kryesisht janë fëmijët e Entit parashkollor në të gjithë fshatrat që po promovojnë programe të ndryshme.
Ishin fëmijët e Entit parashkollor ‘’8 Marsi ‘’ në fshatin Miratoc që kësaj dite i dhanë më shumë rëndësi me programin e tyre artistik që kishin përgatitur me edukatoret e tyre, rtvaldi.com
Në këtë ditë të rëndësishme për këta fëmijë nuk mungoi dhe prezenca e babagjyshit ku në prezencë të tij ata bënin fotografi të ndryshme si dhe babagjyshi i shpërndau dhuratat për të gjithë fëmijët, dhurata këto të cilat kishin ardhur nga një prind i cili nuk kishte dashur që t‘i publikohet emri.
Edukatorja Muhabere Imeri në intervistën që zhvilluam tha se kemi punuar ku dhe kemi arritur të përgatisim një program modest për përmbylljen e këtij viti.
Akile Ahmeti gjithashtu edukatore në çerdhen në Miratoc tha se nuk është aq e lehtë të punosh me fëmijët pasi që kemi parashkollorët por kemi dhe paralelen e kombinuar mirëpo prap se prap ia kemi arritur qëllimit.
Një faleminderim shkon për një prind i cili ka dhashur që t'i trajtojë të gjithë fëmijët të barabartë ku ka bërë dhurata për të gjithë pa dallime, tha ndër të tjerash znj.Ahmeti, rtvaldi.com
Programet e tilla janë bërë traditë në çerdhet e komunës tonë ku pamvarsisht pse një gjë e tillë parashihet me ligjë edukatoret punojnë jo vetëm në festa siç është fundi i vitit por edhe për ditë të tjera me programe të ndryshme