Thaçi i dekoron oficerët e UÇK-së me Medaljen Presidenciale të Pavarësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot se Kosova e kishte krijuar Ushtrinë para se të shpallte pavarësinë e saj.

Përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se i ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Pavarësisë disa nga oficerët e UÇK-së, përcjell lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se Ushtria është meritë e të gjithë qytetarëve të saj.