I duhej të zgjedhte se a do të shpëtonte gruan apo fëmijën nga cunami, ky ishte veprimi i 46-vjeçarit

Një cunami shkatërrues ka goditur ishujt e Javës dhe Sumatrës natën e së shtunës duke u marrë jetën 429 personave dhe plagosur mijëra të tjerë.

Një cunami shkatërrues ka goditur ishujt e Javës dhe Sumatrës natën e së shtunës duke u marrë jetën 429 personave dhe plagosur mijëra të tjerë.

Ndërkohë, një 46-vjeçar është detyruar të zgjedhë midis jetës së bashkëshortes dhe nënës e fëmijës së tij. Udin Ahok u detyrua kështu që të bënte një zgjedhje që askush nuk do të donte ta bënte.

Ai sapo ishte shtrirë për gjumë në momentin që një dallgë e madhe me ujë u përplas me shtëpinë e tij në gjirin e Sumatra-s.

Në gjendje paniku, ai u mundua të shpëtonte nënën e tij 70-vjeçare e cila ishte në gjumë bashkë me djalin e tij 1-vjeçar, por në atë moment ai pa të shoqen e cila ishte duke u mbytur nga uji që kishte hyrë në shtëpi.

Ai arriti ta nxirrte atë nga uji dhe të dy i shpëtuan tërbimit të ujërave, por nëna dhe fëmija e Ahok-ut nuk arritën në mbijetonin. Ata u gjetën pa shenja jete në një mal me mbeturina.

46-vjeçari tregoi për AFP:

Nuk pata kohë të shpëtoja nënën dhe djalin. Më vjen shumë keq. E vetmja gjë që më mbetet është të shpresoj se atyre u është dhënë një vend në duart e Perëndisë.”