Erdogan do ta vizitojë Rusinë por Putini nuk e ka plan të takohet me të

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar tërheqjen e trupave...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Putin nuk po planifikon të takohet me Erdoganin.

Sipas CNN Turk, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të udhëtojë në Rusi në ditët në vijim për të diskutuar tërheqjen e SHBA-së nga Siria.

Zëdhënësi i Erdogan dje tha se Turqia do të rritë bashkëpunimin me Rusinë në Siri, pas vendimit të SHBA-së për të tërhequr trupat nga ai vend.