‘’8 Marsi’’, paralelja e fshatit Rahovicë ka mbajtur program për festat e fundvitit (Video)

Fundi I vitit po përmbyllet në mënyra të ndryshme,aktivitetet e shumta që po bëhen në shkolla tona po bëjnë që ky fund I vitit të përmbyllet...

Fundi i vitit po përmbyllet në mënyra të ndryshme, aktivitetet e shumta që po bëhen në shkollat tona po bëjnë që ky fund i vitit të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, rtvaldi.com 

Një program shumë mirë i përgatitur ishte ai nga fëmijët e paraleleve të ndara të entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ në fshatin Rahovicë.

Promovimi i këtij programi u bë me këngë të ndryshme, valle si dhe recitime ndërsa më e veçanta e gjithë kësaj ishte që në këtë ditë për t’i gëzuar sa më shumë këta fëmijë ishte dhe babagjyshi i vitit të ri.

 Fëmijët kishin mundësinë që të bënin fotografi të ndryshme, të kërcenin së bashku më babagjyshin si dhe në fund babagjyshi shpërndau nga një dhuratë për të gjithë fëmijët të cilët vijojnë mësimet e tyre ne paralelen e ndarë në fshatin Rahovicë.

Edukatorja Mexhide Sylejmani tha se përgatitja për të bërë promovim të këtij programi nuk është aq e lehtë pasi që duhet shumë punë, përkushtim i madh, pasi që ne kemi grupmosha të kombinuara, ndërsa një faleminderim i veçantë shkon për sponsorin e dhuratave të ditës së sotme Amir Saqipin.

Drejtoresha e entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ znj.Sinavere Shaqiri tha se programi i përgatitur për përmylljen e këtij viti është i obliguar me ligj mirëpo tek ne është bërë dhe si traditë pasi që çdo paralele e entit tonë e feston me program dhe mënyra të ndryshme, rtvaldi.com 

Ndërsa një faleminderim i veçantë shkon për donatorin zotri Amir Saqipi që doli vullnetarisht dhe shprehu kënaqësinë që këtë vitë të bëjë dhurata për të gjthë fëmijët e tri paraleleve tonë në fshatin Rahovicë tha ndër të tjerash znj.Sinavere Shaqiri.

Edhe pse kishte grupmosha të ndryshme nga puna e mirë dhe e përkushtueshme programi i kësaj dite ishte motivim si për nënat që ishin prezente aty por edhe kënaqësi dhe më e madhe për edukatoret që kishin dhënë çdo gjë nga vetja e tyre që ky program të dalë në mënyrën më të mirë të mundshme, rtvaldi.com