Ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli u shpreh se mbështet vendimin e Qeverisë për masat ndaj Serbisë, derisa ky shtet vazhdon të urrejë Kosovën dhe popullin e saj.
Reagimi i Pacollit vjen pasi kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme e ka quajtur të turpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, për tërheqjen e njohjes të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradin, e ka konsideruar të turpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“…Ju e shihni që kryeministrja e Serbisë po vazhdon me letra për qeveritë e ndryshme nuk i ka ardhur marre me i dërgua letër edhe Edi Ramës me kërkua tërheqjen e njohjes, derisa Serbia ka këso qasje atëherë kuptohet shumë mirë çka kemi vepruar ne”, u shpreh i pari i Qeverisë së Kosovës.