Limaj: Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë në janar shkon në Bruksel

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë pritet të shkojë për bisedime në Bruksel në dhjetëditëshin e parë të vitit të ardhshëm.

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë pritet të shkojë për bisedime në Bruksel në dhjetëditëshin e parë të vitit të ardhshëm.

Pas afër dy orësh diskutime, ka përfunduar mbledhja e Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë. Bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj ka thënë pas takimit me krerët e shtetit se temat që priten të hapet për diskutim me shtetin serb do të jenë ekonomia dhe fati i personave të pagjetur.

“Presim që në dhjetëditëshin e parë të vitit të ardhshëm delegacioni shtetëror të këtë një vizitë me ftesë të Bashkimit Evropian në Bruksel. Aty ne do të shkojmë të përgatitur me temat që ne besojmë që do t’i trajtojmë me Serbinë. Sigurisht edhe Brukseli ka çka na thotë në këtë drejtim, kështu delegacioni dalëngadalë po shkon drejt funksionalizimit, siç e ka marrë mandatin në parlament”, tha Limaj, raporton KP.