Kina akuzon BE-në dhe Britaninë për hipokrizi për rastin e arrestimit të dy kanadezëve

Kina e ka akuzuar Bashkimin Evropian dhe Britaninë e madhe për hipokrizi kur reaguan për arrestimin e dy qytetarëve kanadezë, duke thënë

Kina e ka akuzuar Bashkimin Evropian dhe Britaninë e madhe për hipokrizi kur reaguan për arrestimin e dy qytetarëve kanadezë, duke thënë se këto vende po përdorin standarde të dyfishta sepse nuk e kanë përmendur fare arrestimin e qytetares kineze në Kanada.

Ministrja e jashtme kanadeze, Chrystia Freeland, tha të shtunën se Kanadaja do ta bëjë një fushatë intensive në ditët e ardhshme për të kërkuar mbështetje nga aleatët përderisa po i bën presion Kinës që t’i lirojë dy kanadezët e arrestuar. Kina thotë se të arrestuarit po dyshohen për rrezikim të sigurisë shtetërore.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, deklaroi se Pekini shpreh pakënaqësinë dhe kundërshtimin e thellë ndaj qëndrimit kanadez, amerikan dhe të tjerëve për rastin e dy kanadezëve të arrestuar.

Kina i arrestoi dy qytetarë kanadezë disa ditë pasi Kanadaja e arrestoi një udhëheqëse të lartë të një kompanie kineze të telekomunikimit. Arrestimi i kanadezëve po vlerësoht si veprim hakmarrës nga Kina për arrestimin e qytetares së tyre nga Kanadaja