Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës të Kosovës në procesin e dialogut me e Serbisë.
Ndërkohë, 300 mijë euro janë ndarë sot nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator me Serbinë.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit përletërnjoftim, më kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, nuk ka nevojë më të pritet që një individ të ketë 16 vjet për të pasur të drejtë për t’u pajisur me letërnjoftim.
Prej tash, të drejtë për letërnjoftim kanë të gjithë personat, përfshirë edhe të porsalindurit.