Çka u bisedua në takimin e Thaçit me kryesuesit e Ekipit Negociator?

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim kryesuesit e Ekipit Negociator të Kosovës, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin.

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim kryesuesit e Ekipit Negociator të Kosovës, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin.

Ai ka biseduar me kryesuesit e Ekipit Negociator për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne, së bashku, do të koordinohemi përgjatë gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe këtë momentum të krijuar do të mundohemi ta shfrytëzojmë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE”.

“Për Republikën e Kosovës është shumë e rëndësishme që ne ta forcojmë edhe më shumë unitetin e krijuar politik.Si President i Kosovës, i falënderoj kryesuesit e Ekipit Negociator për gatishmërinë e tyre që të marrin përgjegjësi dhe u bëjë thirrje edhe një herë të gjitha subjektet politike, që të bashkohen dhe të flasin me një zë për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.