Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim dy bashkëdrejtuesit e delegacionit kosovar për dialogun me Serbinë.
Përveç tyre, në takimin me Thaçin, i pranishëm ka qenë edhe Blerim Shala.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës të Kosovës në procesin e dialogut me e Serbisë.
Ndërkohë, 300 mijë euro janë ndarë sot nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator me Serbinë.
Ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate bëri që të zgjidhen 12 anëtarë të një ekipi negociator që do të udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së, si dhe Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate.