Aprovohet projektligji për dialog me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur sot ministrat e tij në kabinet, ndër to edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur sot ministrat e tij në kabinet, ndër to edhe shqyrtimi i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Me këtë rast Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme votoi projektligjin për dialogun me Serbinë.

Pas këtij votimi ky projektligj dërgohet në Kuvendin e Kosovës, shkruan rtv21.tv.

Kjo pikë e rendit të ditës ishte një nga pesë kushtet e PSD-së për votimin e  buxhetit 2019.

“Ligji për dialogun të miratohet në qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë”, ishte kërkesa e PSD-së.