Përderisa Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për dialogun me Serbinë, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të mërkurën të bahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për këtë dialogun Kosovë-Serbi.
Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të mërkurën me fillim prej orës 10:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për dialogun me Serbinë.
Këtë e konfirmoi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Kujtojmë se para tre ditësh deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin mbledhur nënshkrimet e nevojshme për një seancë të jashtëzakonshme.
Këto dy parti opozitare kanë thirrur këtë seancë për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se ky dokument i propozuar nga Qeveria është shumë problematik dhe se sipas tyre, pas debatit do të propozohet një rezolutë.