Mblidhet Delegacioni Shtetëror për bisedime me Serbinë

Delegacioni Shtetëror për bisedime me Serbinë do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në një njoftim dërguar medieve bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 16:00.

Delegacioni Shtetëror për bisedime me Serbinë udhëhiqet nga kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti i PSD-së.