Taksa prej 6% nuk do t'i dëmtoj qytetarët e komunës së Preshevës (Video)

Vlenë të ceket se taksa e firmarinës është e përcaktuar me ligj si për firmat e vogla, të mesme dhe ato të mëdha ...

Për të mësuar më shumë rreth taksave komunale dhe kompetencat e drejtorateve të cilat punën e tyre e kryejnë në administratën komunale në Preshevë ekipi i televizionit Aldi intervistoi kryeshefin për tatime komunale më konkretisht Drejtoratin për përcaktimin dhe pagesat e të hyrave publike z.Ruzhdi Jonuzi.

Gjatë kësaj interviste me z.Jonuzi biseduam se cilat taksa i përcakton ky drejtorat si dhe për rritjen prej 6% të taksave më saktësisht për cilën taksë bëhet fjalë, rtvaldi.com 

Drejtorati për përcaktimin dhe pagesat e të hyrave publike është kompetentë për katër lloje të taksave si:

 Tatimi në pronë për persona fizik ,

Tatimi në pronë për persona juridik,

Taksa e firmarinës si dhe 

Kompenzimi për rritjen dhe zhvillimin e ambientit jetësorë.

Termi taksë është term i gjerë ku në këtë përfshihen një numër i madh i tarifave ndërsa drejtorati jonë përcakton katër taksat e përmendura më lartë ndërsa pika e tretë e tatimit është taksa e firmarinës e cila vlenë të shtjellohet më gjerësisht përshkak se rritja në këtë pikë prej 6 % i përket firmave të cilat nuk janë nga vendi jonë por ushtrojnë profesionin e tyre në vendin tonë, janë pra këto firmat shtetërore: si EPS, bastoret sportive etj, u shpreh z.Jonuzi

Vlenë të ceket se taksa e firmarinës është e përcaktuar me ligj si për firmat e vogla, të mesme dhe ato të mëdha ndërsa rritja e një pjese të taksës mund të jetë prej 6% e në raste të veçanta 10% ,tha për rtv Aldi z.Ruzhdi Jonuzi, rtvaldi.com 

Një mundësi e mirë kjo pasi që nga kjo rritje prej 6-10% nuk vlenë për firmat vendore të cilat veprojnë dhe punojnë në komunën e Preshevës por është taks ku përfshihen firmat e institucioneve shtetërore.