Statistikat e qeverisë japoneze kanë treguar se vendi aziatik gjatë këtij viti e ka pësuar rënien më të madhe natyrore të popullsisë. Kombi që po plaket shpejt ka shënuar edhe rekord të numrit të ulët të lindjeve, i cili është më i ulëti që nga viti 1899. Këto të dhëna janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.
Numri i lindeve u zvogëlua për 25 mijë persona në krahasim me vitin 2017 dhe mbetet nën një milion për të tretin vitë me radhë. Në anën tjetër, numri i vdekjeve paraqet rekord që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë vitit 2018 u shënuan 1 milion e 369 mijë vdekje, duke shënuar zvogëlim të popullsisë për 448 mijë persona. Kjo rënie është më e madhja që është regjistruar ndonjëherë.
Japonia është njëra ndër vendet me popullsinë më të vjetër. Më shumë se 20 për qind e popullsisë e ka kaluar moshën 65-vjeçare. Numri aktual i popullsisë është rreth 124 milionë por pritet që numër të bie në 88 milionë në vitin 2065. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka thënë se synon ta parandalojë rënien e numrit të popullsisë nën 100 milionë deri në vitin 2060.
Vitin e kaluar, qeveria japoneze ndau 18 milionë dollarë për ta mundësuar dërgimin e fëmijëve në çerdhe falas, ndërsa familjeve me të ardhura të ulëta iu ofroi përkujdesje edhe për fëmijët që janë nën moshën 2-vjeçare