Plotësimi i kumtesës nga Alternativa për Ndryshim (Video)

Plotësimi i kumtesës nga Alternativa për Ndryshim

Për të plotësuar kumtesën e publikuar ditë më parë dhë për të spjeguar mendësinë e lajkatarëve të pushtetit, po ju bashkangjesim disa sekuenca të emisionit debativ lidhur me pjesëmarrjen apo bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në vitin 2014. Vetëm 4 vite më parë Shpat Aliu në cilësinë e këshilltarit të PVD-së, po "luftonte" PDSH-në për të dërguar një deputet të PVD-së në parlamentin e Republikës së Serbisë. Siç dihet më vonë ky deputet i PVD-së ka votuar pro buxhetit dhe qeverisë së tanishme të Serbisë, meqë shpresonin se do të shpërblehen me një post qeveritar apo postin e kryetarit të Trupit Koordinues.

Tani me këshilltarin e PVDSH-së Shpat Aliu i kemi qëndrimet ndryshe, por pajtohemi plotësisht kur thotë se Ragmi Mustafa ditën është me Shqipërinë ndërkaq natën me Serbinë. Gjithashtu pajtohemi plotësisht me deklaratën e tij se Ragmiu ka zhvilluar nepotizem, familjarizën në pushtetin e tij. Sidoqoftë ai katër vite më vonë mund të ketë ndryshuar mendimet e tij, ndërkaq ne JO. Duke njohur plotësisht dialektikën e zhvillimit të të hutuarve ideologjik, mund të përfundojm se persona të cekur më lartë, së shpejti do të shprehin dëshirën e tyre për të bërë pjesë e pushtetit tonë, megjithatë ne sigurisht se nuk do ti pranojm.

Këshilli për Informim i APN-së

Preshevë, 23.12.2018