Gjukanoviq: Nuk jemi kundër serbëve, por vendimet tona janë në interes të Malit të Zi

Gjukanoviq: Nuk jemi kundër serbëve, por vendimet tona janë në interes të Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka folur për raportet që shteti i tij ka me fqinjët. Ka përmendur raportet e mira me Kosovën dhe Kroacinë, ndërsa ka potencuar problemet që shteti i tij ka me serbët dhe Serbinë.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukaonviq, ka thënë se Mali i Zi vitin e fundit ka intensifikuar raportet me Zagrebin dhe Prishtinën, ndërsa ka potencuar e shteti i tij në asnjë mënyrë nuk janë duke ndërmarr veprime kundër serbëve, por siç ka thënë ai , ato vendime janë në interes të malazezëve.

“Disa qarqe në Serbi, institucionet, autoritetet publike, mediat dhe Kisha Ortodokse, janë munduar të forcojnë qëndrimin  tyre ndaj Malit të Zi. Një pjesë e popullit në Serbi kundërshton të drejtën e Malit të Zi për të marrë vendime në interes të vet. Ne nuk po bëjmë asgjë kundër serbëve, por vetëm po marrim vendime në interes të Malit të Zi”, ka thënë Gjukaonviq për televizionin publik malazez.

Sipas tij nuk është i kuptueshëm përkeqësimi i raporteve të Serbisë me fqinjët.

Presidenti malazez ka folur edhe për raportet me Kishën Ortodokse Serbe, duke përmendur kontributin që ky institucion fetar ka dhënë gjatë referendumit të vitit 2006, megjithatë thotë se janë shumë të interesuar të minojnë pavarësinë e Malit të Zi.