Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, thotë se të gjitha veprimet e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, kanë të bëjnë me tendencën e dikujt për të larguar sa më shpejt serbët nga Kosova.
Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për RTS’, duke potencuar se dikush po tenton që të dëbojë serbët nga Kosova.
“Dikush po mendon ta përshpejtojë dëbimin e serbëve nga Kosova”, ka thënë Simiç.
Ai ka folur edhe për çështjen e arritjes së një kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur si diçka pozitive