Avni Hafuzi dhuron donacion për Entin parashkollor ''8 Marsi'' në Preshevë (Video)

Enti parashkollor ‘’8 marsi’’ në Preshevë ka pranuar një donacion nga konsullti I nderit I Republikë së Shqipërisë në Hungari z.Avni Hafuzi...

Ky donacion i arritur për të gjithë fëmijët e Entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ në Preshevë është në tri gjuhësi si në gjuhën shqipe, serbe si dhe rome pasi që në entë mësojnë tri nacionalitete të ndryshme.

Para të gjithë nxënësve u bë promovimi i fletushkës ‘’Siguria ditore’’ në të cilën kontribut në përpilimin tyre kanë dhënë z.Shkëlzen Limani në gjuhën shqipe z.Sejda Osmanoviq në gjuhën rome si dhe z.Safet Osmanoviq në gjuhën serbe, rtvaldi.com 

Drejtoresha e Entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ në Preshevë znj.Sinavere Shaqiri falenderoi z.Avni Hafuzin për donacionin që i’a ka bërë fëmijëve të Entit parshkollor ‘’8 Marsi’’ në Preshevë.

Pedagogu i Entit parashkollor z.Shkëlzen Limani tha se kjo është dhurata më e mirë që i është bërë fëmijëve ku përmes kësaj fletushke ata do të mësojnë të vlerësojnë librin duke kaluar më shumë kohë me të dhe në këtë mënyrë t’i largohen qëndrimit në kompjuter, të dëshirojnë më shumë sportin të kujdesen për ambientin ku ata jetojnë.

‘’Siguria ditore’’ u ndihmon fëmijëve që të përmirsojnë aftësitë e tyre si në ngjyrosje, ruajtje të ambientët dhe shumë njohuri të tjera, rtvaldi.com .