Zëdhënësi i Gjykatës Federale Iljas Samuk, në një deklaratë me shkrim tha se “Neni 1 dhe nenet tjera relevante të Kushtetutës thonë se duhet të mbrohet uniteti i Irakut. Edhe neni 109 obligon administratën e të gjitha qyteteve që ta ruajnë këtë unitet”.
“Duke u nisur nga kjo, Gjykata Federale ka bërë të ditur se ‘në Kushtetutë nuk ka ndonjë nen, në lidhje me atë se rajonet e shtetit kanë të drejtën e shkëputjes”, thotë Samuk.