Ai edhe këtë vit vizitoi njërën nga qendrat spitalore të fëmijëve në Washington DC, ndërsa paraqitjes së tij fizike i shtoi edhe kapelën e kuqe të babadimrit duke ndarë edhe disa dhurata për pacientët.
Si një babadimër, ish-presidenti Barack Obama interpretoi me gëzim këngët e Krishtlindjeve bashkë me qindra mjekë, infermierë, punëtorë spitalorë, prindër dhe fëmijë gjatë vizitës së shumëpritur.