USLPM sjell në Bujanoc aktivitetin ''Tregim suksesi''

“Tregim Suksesi” është vetëm aktiviteti i parë i një projekti të madh dhe dobiprurës për të gjithë Luginën e Preshevës ...

Pas takimit me të parin e komunës së Bujanocit, Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni sjell aktivitetin "Tregim Suksesi".

Aktiviteti në fjalë ka për qëllim që të rinjve tanë ti mundësojë që për së afërmi ti ndëgjonë historitë se si disa njerëz nga shoqëria jonë kan arritur të kenë sukses në jetën e tyre, të bisedojnë me panelistët për së afërmi rreth suksesit dhe të tregojnë të rinjtë se në të nesërmen e afërt sa e shohin të suksesshëm veten e tyre.

Për ti arritur këto, me tregimet e tyre na bashkangjiten:

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit

Mili Ismaili, kordinatore e Zero Pozitiv;

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar;

Egzon Fejzullahu, drejtues i Studio Production;

Gjithashtu, të mos harrojmë se do na bashkangjiten edhe të gjithë të suksesshmit e së ardhmes.

“Tregim Suksesi” është vetëm aktiviteti i parë i një projekti të madh dhe dobiprurës për të gjithë Luginën e Preshevës dhe më gjërë.

Ju mirëpresim, tek Fakulteti Ekonomik i Suboticës (dega në Bujanoc), të premten me fillim prej ora 13:00.