Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare Dheu i Bardhë është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit i janë gjetur dy armë.
Siç njofton Policia gjatë kontrollimit dhe legjitimimit të pasagjerëve nga policia të një autobusi në hyrje nga Serbia në territorin e Kosovës, në valixhen e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë me gaz.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.