Humb jetën princi i Arabisë pas rrëzimit të helikopterit

Princi i Arabisë dhe zyrtarë tjerë humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit

Princi i Arabisë Saudite, Mansour bin Muqrin, ka vdekur bashkë me disa zyrtare tjerë të lartë, pasi që helikopteri me të cilin po fluturonin është rrëzuar pranë kufirit me Jemenin.

Helikopteri me një grup zyrtarësh arabë ishte në inspektim derisa është rrëzuar në persin të vendit, saktësisht në Asir Region, shkruan mediat lokale

Princi ka qenë duke shërbyer si zëvendës guvernator i krahinës së Asir. Ai ka qenë i biri i Muqin bin Abdulaziz Al Saud. Ai ishte kurorëzuar si princ i Arabisë në janarin e vitit 2015.