N.P. ‘’Moravica’’ ditë më parë ka pranuar një sasi të konsiderueshme të kontejnerëve për mbeturina me vëllim 60L dhe 120L, dedikimi i këtyre kontejnerëve është kryesisht për bashkësitë lokale të cilat nuk janë të inkuadruara ende në sistemin e grumbullimit të mbeturinave.
Për tu njoftuar më shumë rreth pranimit të kontiejnerëve, dedikimit të tyre dhe sa N.P. ‘’Moravica’’ me teknikën që posedon mund të mirëmbajë të gjitha bashkësitë lokale në komunë të Prehsevës si dhe qytetin ekipi i televizionit Aldi intervistoi menaxherin e kësaj ndërrmarrje z.Eroll Mustafa.
Pas vendimit të Kuvendit Komunal në mbulimin e tërë territorit të komunës së Preshevës në grumbullimin e mbeturinave N.P. ‘’Moravica’’ Këshillit Komunal ju ka drejtuar me një kërkesë ku ka kërkuar një sasi të konsiderueshme të kontejnerëve ku dhe sasia e kërkuar ka arritur, me arritjen e kontejnerëve kemi kontaktuar kryetarët e bashkësive lokale për organizimin dhe njoftimin me kushtet pasi që këto kontejnerë kryesisht i dedikohen bashkësive lokale N.P. ‘’Moravica’’ u shpreh z.Mustafa.
Bashkësitë lokale të cilat nuk janë të kyçura në N.P.’’Moravica’’ janë Corrotica, Rainca mirëpo Bushtrani dhe Lerani janë të kyçyra në një mënyrë tjetër pasi që kanë kontejnerë të mëdhenjë ku tani dhe këto bashkësi lokale do të paisen me kontejner për çdo shtëpi tha ndër të tjerash z.Eroll Mustafa.
N.P. ‘’Moravica’’ aktualisht posedon tre kamion dhe dy traktorë mirëpo me kyçjen e të gjitha bashkësive lokale u duhet kapacitet më i madh dhe me një projekt të përpiluar nga N.P. ‘’Moravica’’ për kërkim të paisjeve shtesë.