Kryetari dhe zv.kryetari i komunës së Preshevës kanë zhvilluar një drekë pune me Ambasadorin e Shqipërisë

Kryetari dhe zv.kryetari i komunës së Preshevës kanë zhvilluar një drekë pune me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd

Dje, bashkë me zavendës kryetarin e komunës patëm nderin dhe kënaqësinë të kemi në një drekë pune ambasadorin e Republikës së Shqiperisë zotri Ilir Boçkën dhe bashkëpuntorin e tij z. Virgjil Muçi.
I njoftuam rreth situatës aktuale politike në Luginë të Preshevës.

Biseduam rreth projekteve që realizum në vitin 2018, dhe rreth projekteve që na presin ne vitin 2019, rritjen e buxhetit që do ta realizojmë permës projekteve, gjendjen e qytetarit të Luginës së Preshevës, planet për zhvillimin ekonomik në komunën tonë, të rinjët tonë, arsimimin e tyre, integrimin e tyre në institucionet tona dhe integrimin e tyre për një perspektivë më afatgjatë.

Zotri Boçka, na premtoi se do të mbështes çdo projekt që do të jetë në të mirë të qytetarit tonë, ndërtimin e një perspektive të re sidomos për të rinjët tonë dhe komunikim sa më të afërt me qytetarin e Luginës së Preshevës.