Me këto truke do largoni njollat nga rrobat

Me këto truke do largoni njollat nga rrobat

Pothuajse të gjithë ne kemi hasur në njolla të vështira në rroba edhe pas larjes në lavatriçe.

Si ato më të vështirat janë njollat nga yndyra e ushqimit, frutave, verës ose kafesë, transmeton Klan Kosova.

Por ka edhe disa truke të thjeshta për t’i larguar këto njolla, edhe atë me disa produkte që gjinden në shtëpinë tuaj.

Njollat nga pijet

Për të hequr njollat nga kafeja mjafton që të zjeni ujë, rrobën e njollosur ta shtroni sipër një ene dhe t’i hidhni ujin sipër. Nëse kafeja ka pasur qumësht apo sheqer në të, shtoni tek uji i zjerë një lugë çaji me detergjent rrobash.

Për të hequr njollat nga lëngjet e frutave përzieni në një gotë me ujë një lugë çaji me detergjent enësh. Këtë përzierje hidheni mbi njollën e krijuar dhe me dorë fërkoheni ngadalë.

Më pas vendoseni në lavatriçe për ta larë.

Për verën e kuqe, mjafton që njollën ta mbuloni me kripë, e më pas t’i hidhni sipër ujë të zjerë. Nëse jeni bërë pis me verë të bardhë lageni zonën e ujë të ftohtë, dhe vendosini sipër ilaç enësh.

Më pas shpërlajeni dhe lajeni më lavatriçe.

Njollat nga ushqimet

Njollat nga frutat janë të zakonshme nëse keni fëmijë të vegjël. Për t’i hequr ato mjafton që të përzieni gjysmë gote uji me peroksid hidrogjeni dhe gjysmë luge me ilaç enësh.

Në fund shpërlajeni me ujë.

Njollat nga çokollata mund të duken më të vështirat, por nevojitet pak detergjent enësh njësoj si tek lëngjet e frutave dhe në fund me pak detergjent rrobash.

Njolla tjera

Njollat nga buzëkuqi janë të zakonshme dhe më të shpeshta tek femrat.

Për t’i hequr mjafton që ta spërkasni me llak flokësh ta lini për 10 minuta e më pas ta fshini me një peshqir të lagur.

Me stinën e vjeshtës dhe dimrit vijnë dhe shirat. Kjo do të thotë njolla balte, që kthehen në një problem të përditshëm.

Për t’i hequr përzieni sa uthull molle aq dhe ujë, dhe fërkoni me peshqirë të thatë zonat e njollosura.

Njollat e verdha të djersës janë shumë problematike, pasi dhe pas shumë larjesh në lavatriçe nuk zhduken.

Mjafton që zonën ta lyeni me shampoo flokësh, ndërsa për njolla të vjetra aplikoni një lugë gjelle me ujë dhe një me ilaç rrobash.