Importi nga Shqipëria rritet për 40 për qind, pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Prishtina vendosi taksën 100 për qind për mallrat serbe.

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Prishtina vendosi taksën 100 për qind për mallrat serbe.

"Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, volumi i mallrave tona drejt Kosovës është rritur me 33 mijë ton, ndërsa në vlerë monetare janë 7 milionë dollarë më shumë eksporte për nëtorin e këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj në 2017-n". Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë, thotë se eksportet e miellit dhe materialeve të ndërtimit po njohin rritjen më të madhe.

Megjithatë, bizneset kërkojnë që të dyja qeveritë të bashkëpunojnë për të hequr barrierat tregtare. Jaka sqaron se tarifa e skanimit në dogana, ajo e terminalit dhe taksa e kalimit për kamionët në rrugën Durrës – Kukës nuk i shërbejnë rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.