Kamberi: ''Serbia vazhdon që ndaj shqiptarëve të sillet me logjikën diskriminuese''.

Për Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut kryetari i PVD-së Shaip Kamberi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook..

10 Dhjetori - Dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Pavarësisht se "Kultura e të drejtave të njeriut nxjerr fuqinë e saj më të madhe nga parashikimet e paraqitura të çdo individi" prapëseprapë "Përgjegjësia për mbrojtjen e të drejtave të njeriut bie mbi shtetet".

Pavarësisht se Serbia gjendet në fazën e avancuar drejt integrimit në BE, ajo vazhdon që ndaj shqiptarëve të sillet edhe më tej me logjikën diskriminuese.

Dialogu i Brukselit mbetet mundësia e fundit që kjo gjendje të ndryshojë. Bashkësia ndërkombëtare mbetet ajo që duhet reflektuar në katë drejtim, ama, edhe autoritet e Kosovës nuk mund të vazhdojnë të mbeten spektatorë të thjeshtë të këtij diskriminimi.

Shaip Kamberi
Kryetar i Partisë
për Veprim Demokratik