Rouhani, SHBA-së: Sanksionet do të ju sjellin drogë, refugjatë dhe bomba

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Rouhani, ka parashikuar se do të ketë shpërthime bombash, refugjatë dhe sulme ndaj Perëndimit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Rouhani, ka parashikuar se do të ketë shpërthime bombash, refugjatë dhe sulme ndaj Perëndimit nëse sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e dobësojnë aftësinë e Iranit për t’u përballur me këto çështje.

“Dëshiroj t’ua tërheq vërejtjen atyre që vendosin sanksione se nëse preket aftësia e Iranit për ta luftuar drogën dhe terrorizmin, ata nuk do të jenë të sigurtë nga vërshimi i drogës, azilkërkuesve, bombave dhe terrorizmit”, deklaroi Rouhani në një fjalim publik, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror.

Përndryshe, ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shesin armë në Lindjen e Mesme më shumë sesa është e nevojshme, duke e shndërruar rajonin në një “bombë të kurdisur”.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Irani kishte njoftuar se në vitin 2012 e ka konfiskuar dy të tretën e sasisë botërore të opiumit dhe një të katërtën e sasisë së heroinës dhe morfinës